Sulmuesi i Kombëtares Ernest Muçi nuk ka të ndalur këtë sezon. Në ndeshjen mes Basaksehir dhe Trabzonspor, teksa ka pak çaste që ka nisur sfida, 6 minuta i mjaftuan shqiptarit për të dhënë asist në golin e Felipe Augusto.
Takimi në fjalë është i vlefshëm për Kupën e Turqisë, java e 4-të. Në 10 prezencat e fundit me Trabzonspor, përfshirë edhe sfidën që po luhet, bomberi kuqezi ka 6 gola dhe 5 asiste, më shumë se 1 kontribut goli për ndeshje, statistikë e padëgjuar për një sulmues shqiptar (Superliga dhe Kupa e Turqisë).
Pavarësisht kësaj forme fenomenale të 24-vjeçarit, nuk ka siguri nëse trajneri Sylvinho do e ftojë te Kombëtarja për ndeshjen e fazës “Play-Off” karshi Polonisë, 26 mars.
Poll
