Arsenali e kaloi me sukses “testin” e derbit të Londrës kundër Chelsea, e fituar 2 – 1. “Topçinjtë” treguan gjatë gjithë ndeshjes se kanë një “marsh” më shumë se “blutë” në Premier League këtë sezon, e vlefshme për javën e 28-të.
Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, të 3 golat erdhën prej mbrojtësve. Saliba kaloi në avantazh Arsenalin në minutën e 21-të, por në limitet e pjesës së parë, ekipi i Artetës krijoi rrëmujë në zonën e tij, e pasuar me autogolin e Hincapie.
Gjithsesi, në pjesën e dytë, Arsenali u kthjellua në manovrat ofensive dhe balancimin mes reparteve, duke gjetur golin e fitores me Timber.
Fitorja i ngjit “Topçinjtë” në kuotën e 64 pikëve, 5 më shumë se Manchester City ndjekës, por “Qytetarët” kanë një ndeshje më pak.
