Torino
Lazio vazhdon serinë e rezultateve negative në Serie A, teksa ditën e sotme u mposhtën 0 – 2 kundër Torinos. Golat e ndeshjes u shënuan nga Giovanni Simeone (21’) dhe Zapata (53’).
Fitore e cila e ngjit Torinon në vendin e 14-të pas 27 javësh, kurse Lazio mban pozitën e 10-të, shumë larg pritshmërive dhe nuk kanë asnjë fitore në 4 ndeshjet e fundit.
Mbrojtësi i Kombëtares Ardian Ismajli ishte në fushë për 90 minuta, duke treguar stabilitet dhe saktësi në spastrimin e zonës. Nëse i referohemi Elseid Hysajt te kryeqytetasit, trajneri Sarri jo vetëm që nuk e inkuadrojë në lojë, por nuk e kishte thirrur fare mbrojtësin shqiptar.
Poll
