
Jesus Navas
Ndeshja e zhvilluar mes Real Madrid dhe Sevilla, ishte e fundit në karrierën e Jesus Navas si futbollist. 39-vjeçari spanjoll u fut në fushën e lojës në minutën e 65-të për ta çuar atë ndeshje deri në fund.
Në përfundimin e sfidës, i gjithë “Santiago Bernabeu” u ngrit në këmbë për të respektuar legjendën e futbollit spanjoll. Navas u nderua nga të gjithë lojtarët në fund të takimit, të cilët i bënë “kordonin e nderit” veteranit.
Karriera e Jesus Navas ishte fantastike, në të cilën mbrojtësi spanjoll arriti të fitojë Kupën e Botës, 2 kampionatë europianë, Nations League, Premier League, Superkupën e Europës dhe 4 trofe të Europa League.
"Kordoni i nderit" për Jesus Navas
Poll