Real Madrid ka fituar në shtëpi përballë Elche-s, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të LaLiga. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabeu”, përfundoi me shifrat 4-1.
Përveç fitores, ajo që ra në sy ishte numri i zëvendësimeve nga të dy ekipet. Si madrilenët ashtu edhe ekipi i Elche-s bënë nga 6 zëvendësime, duke konfuzuar jo pak tifozët.
Por edhe kjo gjë jo e zakontë në futboll, ka një shpjegim të qartë dhe të pranueshëm. Kjo ndodhi për shkak të zëvendësimit të Buba Sangare të Elche-s, pas një tronditje cerebrale. Kjo i dha ekipit një zëvendësim shtesë.
Kështu, rregullorja e LaLiga-s, lejon që në një rast të tillë për zëvendësim të detyruar për tronditje cerebrale, edhe kundërshtari ka të drejtë të bëjë 1 zëvendësim më tepër.
