Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Një EUROGOL nga mesfusha vulos sfidën! Real Madrid nuk e ul tempin as në LaLiga, pas City-t “kafshon” Elche-n

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Një EUROGOL nga mesfusha vulos sfidën! Real Madrid nuk e ul
Federico Valverde

Pas fitores spektakolare në Champions League 3-0 me Manchester City-n, Real Madrid nuk fal as në kampionat. Sonte në LaLiga, madrilenët kanë fituar në shtëpi 4-1 përballë Elche-s, sfidën e vlefshme për javën e 28-të.

Për ekipin e “Los Blancos” rrjetën e tundën Rudiger, Valverde, Huijsen dhe Guler. Teksa vlen të theksohet se ky i fundit shënoi një eurogol nga mesi i fushës. Në krahun tjetër, Elche iu “fal” një autogoli nga mesfushori madrilen, Moran, por që nuk mjaftoi.

Kështu, “djemtë” e Arbeloa shkojnë në kuotën e 66 pikëve, 1 më pak se Barcelona kryesuese, por katalanasit kanë një ndeshje më pak. Në krahun tjetër, Elche rrezikon mbijetesën, duke mbetur në vendin e 17-të me 26 pikë.

GOLAT:

Goli i Rudiger (Real 1-0 Elche)

Goli i Valverde (Real 2-0 Elche)

Goli i Huijsen (Real 3-0 Elche)

Autogoli i Moran (Real 3-1 Elche)

Goli i Guler (Real 4-1 Elche)

Poll

Lexo gjithashtu