Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Skandal në Spanjë, futbollisti preket në organet gj*nitale gjatë ndeshjes Atletico-Getafe

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Skandal në Spanjë, futbollisti preket në organet gj*nitale
Atletico Madrid - Getafe

Një gjest skandaloz ka ndodhur në fitoren minimale 1-0 të Atletico Madrid përballë Getafes, e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit spanjoll.

Bëhet fjalë për një incident që përfshiu dy futbollistët Abdel Abqar dhe Alexandër Sorloth në minutën e 55-të. Marokeni i Getafes gjatë një konfrontimi me sulmuesin e vendasve, e prek këtë të fundit në organin gjenital, çfarë solli dhe përplasjen e pashmangshme mes tyre.

Rasti u pa në VAR nga kryesori i ndeshjes dhe pas rishikimit, Abqar doli me karton të kuq për sjelljen antisportive në fushë, ndërsa Sorloth mori të verdhë për reagimin e nxituar.

Me rezultatin përfundimtar, Atletico mbetet në vendin e tretë me 57 pikë, dukshëm larg dy vendeve të para që mbahen nga Barcelona kryesuese dhe Real Madrid. 

VIDEO

Incidenti në Spanjë
Poll

Lexo gjithashtu