Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Në mesin e kandidatëve për të pasuar Arbeloan në largim, Reali merr përgjigjen e papritur për stolin

Shkruar nga NEWSPORT
Në mesin e kandidatëve për të pasuar Arbeloan në
Jose Mourinho dhe Jurgen Klopp

Lista e preferencave të Real Madrid lidhur me kandidatin që do të pasojë Alvaro Arbeloan në stol dhe do drejtojë klubin për sezonin e ardhshëm sa vjen dhe po shkurtohet.

Në mesin e kandidatëve për të pasuar Arbeloan në
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp, i cili prej kohësh përflitej si një prej kandidatëve më të zëshëm dhe që po konsiderohej një pistë e rëndësishme nga presidenti Florentino Perez, duket se ka ide të tjera në mendjen e tij dhe një përvojë hipotetike në Madrid mund të quhet një “realitet i pamundur”.

Ish-trajneri i Liverpool preferon të qëndrojë në postin e tij që ka momentalisht te Red Bull dhe në rast se tek Kombëtarja e Gjermanisë do të ketë zhvillime pas përfundimit të Kupës së Botës, do të ishte i gatshëm të tregonte interes.

Krahas Klopp, në “lupën” e Perez janë gjithashtu Jose Mourinho, Didier Deschamps dhe Mauricio Pochettino.

Poll

Lexo gjithashtu