Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Nga Teuta e Besa te përballjet me Mbappen dhe Yamal, sulmuesi shqiptar pranë arritjes historike në Spanjë

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Teuta e Besa te përballjet me Mbappen dhe Yamal, sulmuesi shqiptar
Vedat Muriqi

Dikur pjesë e Teutës së Durrësit dhe Besës së Kavajvës në futbollin shqiptar, e tashmë po “pushton” La Ligën, sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi po përjeton “përrallë” futbollistike në “rininë e dytë”.

31-vjeçari luan me Mallorcan në elitën e futbollit spanjoll dhe po përjeton formën më të mirë në karrierë, 21 gola në 32 prezenca, kampionat, vetëm 2 golat pas kryeshënuesit Kylian Mbappe.

Lajmi i fundit është vërtetë i jashtëzakonshëm për një lojtar shqiptar, pasi Muriqi mund të shkruaj historinë. Ai është nominuar për “Formacionin e Vitit” në La Liga.

Ndërsa në ndodhen edhe pak javë deri në mbyllje, mbetet për t’u parë nëse Muriqi do parakalojë Mbappen në listën e “goleadorëve” këtë edicion, sikurse shansi për të qenë mes 11-shes më të mirë në elitën e futbollit spanjoll për edicionin 2025-2026.

Poll

Lexo gjithashtu