Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Gardë nderi apo "titull" para Klasikes? Skenaret që i japin trofeun skuadrës së Hansi Flick

Shkruar nga NEWSPORT
Gardë nderi apo "titull" para Klasikes? Skenaret që i japin
Barcelona - Real Madrid

Barcelona ka shansin e artë të festoj titullin në La Liga pas fitores në transfertë 2-0 ndaj Getafes, shoqëruar me barazimin e rivalit të përjetshëm Realit po në transfertë përballë Real Betis.

Llogaritë përfundimtare mund të caktohen që këtë fundjavë, ku Barcelona do të luajë ndaj Osasunës dhe në rast se fiton edhe këtë përballje, do të priste qetësisht ndeshjen e së dielës mes Realit dhe Espanyol në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Një humbje ose barazim hipotetik i “Los Blancos” do të shpallte zyrtarisht dhe festën në kampin blaugrana, ndaj dhe garda e nderit e cila përflitej prej javësh e që nuk do të ndodhë pas vendimit të marrë nga Reali që ka refuzuar të ndjek këtë traditë shumëvjeçare në Spanjë, mund të mos përbëj problem për kryesuesit.

Gjithçka do të luhet për pikët që garantojnë “kurorën” e kampionit, ndaj katalanasit po “fërkojnë” duart për stacionin e fundit, duke u ndihmuar dhe nga avantazhi i krijuar në distancën mes dy skuadrave në renditje, plot 11 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu