Alban Xhaferi
Ndërsa na ndajnë edhe 3 javë nga mbyllja e sezonit të rregullt në Superiore, Vllaznia nuk po përjeton moment të mirë, vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit, përfshirë edhe eliminimin në Kupën e Shqipërisë ndaj Dinamos.
Për t’i dalë kundër kësaj “rryme”, presidenti i klubit të Vllaznisë Alban Xhaferi, ka shpërndarë postim në rrjetin social “Facebook”, duke “kërcënuar” Elbasanin se asgjë nuk ka mbaruar.
“Disa festojnë para kohe… sepse nuk janë mësuar të jenë në krye. Ne dijmë të presim… dhe të godasim në momentin e duhur. Sepse kjo është një skuadër që ngrihet. Një qytet që nuk thyhet. Dhe një rrugë që na çon drejt kreut. Me ndihmën e Zotit… deri në fund”, shkruan Xhaferi.
Poll
