Një video e shpërndarë në rrjete sociale, ka ngritur jo pak diskutime për ambientin që po rrethon momentalisht Real Madridin. Bëhet fjalë për një pamje që është regjistruar në tunelin e "Santiago Bernabeu", aty ku presidenti Florentino Perez shfaqet duke pritur futbollistët për t'i ofruar mbështetjen e tij.
Mes shumë lojtarëve që kalojnë pranë presidentit, janë dhe Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior, dyshja e sulmit që deri më tani kanë përfunduar shpesh në lupën e kritikave në radhët e tifozëve për performancat e dobëta që kanë shfaqur në ndeshjet e fundit.
Braziliani ndeshet gjatë kalimit me Perez dhe sjellja e tij tregoi shumë për ndjesitë mes dy palëve. Një "përplasje" e lehtë në shpatulla dhe një dhënie dore "e ftohtë", çfarë krijoi dhe habi tek numri 1 i Galaktikëve që s'e priste këtë gjest. Në anën tjetër, më ndryshe u paraqit sulmuesi francez i cili jo vetëm u ndal për kreun e presidencës dhe e përqafoi këtë të fundit.
Përndryshe, me përfundimin e sezonit, Reali do t'i përfshihet në një revolucion drastik ku gjithçka do të nis prej stolit, për të zëvendësuar Alvaro Arbeloan. Sakaq, edhe pse Vinicus ka deklaruar "dashurinë" e tij për këtë fanellë, rinovimi ende nuk ka ardhur dhe palët mund të ulen në tryezë për të ndarë njëherë e mirë mendimet e tyre lidhur me vazhdimësinë.
Si c'est Kylian Mbappé qui fait ce que fait Vinicius à Florentino Perez le réseau aurait explosé ,
— varan???? 2.0 ???????? (@luca_varan) April 23, 2026
Comme c'est vinicius,ça passe sans problème ! S'il veut il peut gilfer perez , ils diront c'est la faute de Mbappé pic.twitter.com/g5nh7IXhMO
