Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës për një tjetër mandat 5-vjeçar. Pas një fushate intensive përballë kundërshtarit të tij në zgjedhje, Victor Font, Laporta ia ka dalë të fitojë me një diferencë të konsiderueshme prej 67.93% të votave.
63-vjeçari ishte dukshëm favorit në këtë përballje të dytë radhazi me Font, teksa projekti i tij me klubin katalunas vazhdon i sigurt me trajnerin Hansi Flick dhe drejtorin sportiv Decon, deri në vitin 2031.
Momenti kulminant u shënua kur Laporta së bashku me stafin e tij mësuan rezultatin në kohë reale, duke sjellë kështu dhe festën legjitime të tij, të cilës iu bashkuan trajneri, drejtori sportiv dhe të gjithë futbollistët e klubit.
Laporta sacando los prohibidos. ????pic.twitter.com/4EivjJDqCF
— -1899- (@_Futbolero_) March 15, 2026
