Penalltia e humbur nga Vedat Muriqi
Edhe pse ishte ndeshje e ekuilibruar mes Elche dhe Mallorca, këta të fundit u mposhtën me shifrat 1 – 2. Sulmuesi shqiptar i Kosovës Vedat Muriqi rezultoi “antagonist” në minutën e 92-të, teksa humbi penalltinë.
Nëse 31-vjeçari do ishte treguar i saktë nga 11-metërshi, do përkonte jo vetëm me evitimin e humbjes, por edhe marrjen e një pikë të “çmuar” për mbijetesën në La Liga.
Pas 29 javësh në kampionatin spanjoll, Mallorca mban vendin e 18-të me 28 pikë, “zona e ftohtë”, ndërsa Elche e 16-të me 29 pikë. Deri në mbylljen e sezonit janë edhe 9 javë të tjera. Vedat Muriqi në edicionin 2025-2026 të kampionatit numëron 18 gola, i dyti në listën e shënuesëve pas Mbappes (23 gola).
Poll
