Barcelona regjistroi fitoren e 12-të në "Spotify Camp Nou", pasi mposhti thellë Sevillan 5-2 për javën e 28-të të La Liga-s. Djemtë e Hansi Flick dhuruan një paraqitje fenomenale, duke i kthyer reston kundërshtarin për atë humbje në fazën e parë.
Teksa në skuadër festojnë për këtë triumf, mediat në Katalunjë mendojnë për shifrën rekord të arritur deri më tani për ndeshjet që janë luajtur në shtëpi që prej fillimit të këtij sezoni dhe kthimit të Barçës në "Camp Nou" pas rikonstruktimit.
Madje, zhurma e kësaj statistike shkon akoma dhe më larg, pasi momentin e mirë që po kalojnë kryesuesit e kampionatit, e lidhin me vizitën e famshme të Leo Messit në "shtëpinë" e tij të vjetër rreth mesnatës së 9 nëntorit të vitit 2025.
E çuditshme, por jo më rastësi, pasi lidhja e "Pleshtit" me këto ngjyra është një histori e pandryshueshme, pavarësisht largimit të tij të dhimbshëm në gusht të vitit 2021, kur Messi kaloi me parametra zero drejt Paris-Saint Germain.
View this post on Instagram
