Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Real Madrid merr “GODITJE” të fortë para “finales” me Bayern, “GJIGANTI” pritet të rikthehet vetëm në maj

Shkruar nga NEWSPORT
Real Madrid merr “GODITJE” të fortë para
Real Madrid

Skuadra e Real Madrid ka konfirmuar shkallën e dëmtimit për portierin belg Thibaut Courtois, teksa ka të bëjë me rektumin anterior të kuadricepsit të djathtë.

Sipas mediumit të “Cope” në Spanjë, “gjiganti” i portës së “Galaktikëve” pritet të rikthehet vetëm në maj, çka do të thotë se trajneri Arbeloa do të bëjë pa numrin “1” në pjesën më të “nxehtë” të sezonit.

Në La Liga, Reali është 4 pikë mbrapa Barcelonës, ndërsa janë në lojë edhe 10 javë të mbetura. Përsa i takon Champions League, madrilenët do të përballen me Bayern Munich në fazën çerekfinale.   

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

  

 

Poll

Lexo gjithashtu