Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Në mendjen time, vetëm Barcelona!”, trajneri Flick rrëfen hapur dashurinë për klubin dhe vulos dilemat për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
“Në mendjen time, vetëm Barcelona!”, trajneri Flick
Hansi Flick

Rizgjedhja e Joan Laporta-s si president i Barcelonës është dhe konfirmim i trajnerit Hansi Flick si trajner i këtij klubi. Menjëherë pasi fitoi zgjedhjet më 16 mars, Laporta ka vendosur që t’i rinvojë kontratën gjermanit, duke shtyrë këtë bashkëpunim deri në verën e vitit 2028.

Një lajm pozitiv për skuadrën dhe veçanërisht tifozët e klubit, të cilët shohin tek Flick arkitetin e ringritjes së Barcelonës drejt fitimit të trofeve. Vetë trajneri 61-vjeçar ka shprehur “dashurinë” për këtë skuadër, duke thënë se lidhja e tij me katalunasit është kaq e veçantë sa nuk mund të mendojë për asnjë “detyrë” tjetër, pasi të përfundojë ciklin e tij në “Camp Nou”.

“Barcelona do të jetë klubi dhe puna ime e fundit. Nuk mund të mendoj për t’iu bashkuar ndonjë ekipi tjetër, ose gjëra si këto. Pse? Unë jam këtu. Ndihem shumë i lumtur që jam te Barça”, deklaroi shkurtimisht Flick.

Ky është një lajm pozitiv për skuadrën dhe veçanërisht tifozët, të cilët e shohin Flick si arkitektin e ringritjes së Barcelonës. Momentalisht, klubi blaugrana është në pozita të mira në klasifikimin e kampionatit spanjoll me 4 pikë diferencë nga Reali, ndërsa luajnë të mërkurën ndeshjen e kthimit në shtëpi në Champions përballë Newcastle. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu