Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Courtois apo Casillas? Trajneri i Realit befason me përgjigjen se kush është portieri më i mirë në HISTORINË e klubit

Shkruar nga NEWSPORT
Courtois apo Casillas? Trajneri i Realit befason me përgjigjen se kush
Alvaro Arbeloa

Për Alvaro Arbeloan nuk ka aspak dyshime, kur pyetet se kush është portieri më i mirë në historinë e Real Madrid. Sipas tij, ekziston vetëm një emër që meriton të quhet legjenda e portës për klubin mbretëror.

Mes Thibaut Courtois dhe Iker Casillas, Arbeloa zgjedh belgun, dukshëm i favorizuar nga tekniku spanjoll.

"I qëndroj asaj çfarë kam thënë. Për mua, me plot siguri, Thibaut Courtois është portieri më i mirë në historinë e këtij klubi. Atë çfarë po bën ai, nuk e kam parë nga askush tjetër. Për mua, s’ka aspak debat mbi këtë çështje”, deklaron kreu i stolit.

Courtois ishte protagonist në fitoren e Realit përballë Manchester City-t në Champions, ku shmangu një gol gati të sigurt në portën e tij në një pasiguri në mbrojtje. 

Poll

Lexo gjithashtu