
Sot u luajt java e 31-të në kampionatin francez të futbollit dhe ndër të gjitha rezultatet e shënuar në ditën e sotme bie në sy humbje në shtëpi e Lille. Ekipi i njohur francez u mund 0-1 nga Amiens që triumfoi falë një goli të shënuar nga Mendoza. Por kjo humbje mund të jetë fatale për një ekip si Lille që para pak vitesh ishte edhe kampion i Francës.
Tashmë ata rrezikojnë më shumë se kurrë që të rrëzohen nga Ligue 1 sezonin që vjen. Me 28 pikë dhe në vendin e parafundit të renditjes tashmë rreziku është shumë i madh. Me të vërtetë për të ardhur keq për një ekip të tillë. Në ndeshjet e tjera të kësaj javë bie në sy humbja 2-1 e Bordeaux përballë Guingamp dhe fitorja e Nice 0-2 në transfertën e Troyes.