Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ Merr fund pritja, Kristjan Asllani "braktis" Serie A dhe bëhet “armik” me Ernest Muçin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Merr fund pritja, Kristjan Asllani "braktis" Serie A dhe
Kristjan Asllani

Klubi i Besiktas ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani. Ky transferim vjen me “formulën” e huazimit deri në fund të këtij sezoni, ndërsa në marrëveshjen është i përfshirë edhe opsioni i blerjes.

Pas aventurës te Empoli, Interi dhe Torino, tashmë 23-vjeçari do të nis një cikël të ri në Superligën e Turqisë. Interesante është se Asllani do të ketë “armik” një tjetër lojtar të Kombëtares në elitën e futbollit turk, konkretisht Ernest Muçin te Trabzonspor, teksa rivaliteti në këtë ligë i kalon “limitet”.

Ja njoftimi i plotë nga Besiktas: “Njoftim Zyrtar! Kristjan Asllani mirë se vini në Besiktas! Është arritur një marrëveshje me Interin për transferimin e përkohshëm të futbollistit profesionist Kristjan Asllani deri në fund të sezonit 2025-26.

Sipas marrëveshjes, klubi ynë ka një opsion blerjeje. I urojmë Kristjan Asllanit suksese me fanellën tonë të lavdishme dhe me respekt informojmë publikun”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Beşiktaş JK (@besiktas)

Poll

Lexo gjithashtu