Kategoria e Dyte
Ditën e sotme, klubi i Besëlidhjes ka zyrtarizur 3 afrime të reja në merkaton e janarit. Fjala është për talentin Flavio Fushaj, Severin Rodrigue Onana dhe Kelvin Oduro.
Fushaj vjen prej akademisë së Vllaznisë dhe specifikohet nga klubi lezhjanë si komponentë premtues për të ardhmen. Ndërsa Onana dhe Oduro, konsiderohen vlerë e shtuar, krahas eksperiencave pararendëse.
Oduro është 19 vjeç dhe vjen nga shkolla italiane e futbollit, kurse 24-vjeçari Onana, ka fituar titullin në Kamerun me Colombe Sportive. Synimi madhor i ekipit të Plorit gjatë këtij sezoni është i qartë, ngjitja në Kategorinë e Parë.
Poll
