Oriku nuk e ndal hapin as në javën e 18-të të Kategorisë së Dytë pasi mposhti në transfertë Shkumbinin 1-0. Një gol ka mjaftuar që skuadra mike të marrë një tjetër pikë të çmuar, teksa sheh shumë pranë ngjitjen në të Parën.
Edhe pse një ndeshje me ritme të ulëta, goli i vetëm erdhi në minutën e 25-të nga Rodrigues, i cili ndëshkoi vendasit duke i dhënë pikë të vlefshme që konsolidon pozitat e Orikut në vendin e parë me 40 pikë, 5 më shumë se ndjekësit më të afërt Butrinti që u ndal në barazimin 1-1 në transfertën e Maliqit.
Në rezultatet e tjera për Grupin B, edhe Bylis i moshave nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 përballë Delvinës duke lënë pikë të vyera në garën për play-off. Barazim me të njëjtat shifra u mbyll dhe Tomori me Eagles, ndërsa Devolli fitoi minimalisht 1-0 ndaj Këlcyrës.
Devolli dhe Tomori ndodhen në zonën e ftohtë duke rrezikuar shumë qëndrimin në këtë Kategori.
