Kategoria e Dytë
Janë planifikuar 4 ndeshje për t’u luajtur sot në Kategorinë e Dytë, të vlefshme për javën e 17-të. Dueli më interesant përkon me derbin e Shkodrës Veleçiku – Basania.
Sopoti i Librazhit po zhvillon sezon fantastik në këtë ligë, ndërsa sot udhëton për në Kuçovë, kundër Naftëtarit. Shiroka – Erzeni pritet të këtë rivalitet, pasi të dyja ekipet mbajnë vendet 3 dhe 4 në tabelë.
Ndeshjet e orës 14:00 dhe të ditës së shtunë e mbyll Adriatiku – Gramshi. Të gjitha takimet e mësipërme i referohen Grupit A, ndërsa Besëlidhja po rezulton “blind”, 42 pikë në 16 javë, e përkthyer me 13 fitore, 3 barazim dhe 0 humbje.
Poll
