Kategoria e Dytë do të luajë ditën e sotme disa ndeshje shumë të rëndësishme, të cilat janë të vlefshme për javën e 16-të të kampionatit. Sfida mjaft interesante janë në program për t’u zhvilluar në të njëjtën orë, 14:00.
Kështu do të sfidohen “kokë më kokë” për 3 pikët Erzeni ndaj Adriatikut. Një duel mjaft i luftuar do të jetë mes Sopotit dhe Shirokës, ku sfidohen ekipi i vendit të dytë dhe të tretë në grupin A.
Një duel delikat do të jetë edhe përballja Basania dhe Naftëtari, ndërkohë Besëlidhja kryesuese do të presë në shtëpi Veleçikun. Lezhjanët do të synojnë një rezultat pozitiv për të “blinduar” vendin e parë në klasifikim.
NDESHJET:
ERZENI - ADRIATIKU
SOPOTI – SHIROKA
BASANIA – NAFTËTARI
BESËLIDHJA - VELEÇIKU
