Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

GRUPI A/ Besëlidhja pushoi gjatë fundjavës, Sopoti dhe Shiroka “ia kërcënojnë” kreun e tabelës! Veleçiku "tërbohet" me Basaninë

Shkruar nga NEWSPORT
GRUPI A/ Besëlidhja pushoi gjatë fundjavës, Sopoti dhe Shiroka
Besëlidhja

Besëlidhja ndjen presionin në krye të klasifikimit, pasi dy skuadrat ndjekëse si Sopoti dhe Shiroka fituan ndeshjet respektive në fundjavën e fundit.

Lezhjanët nuk zbritën në fushë pasi në kalendarin e ndeshjeve ishin pushim, ndërsa diferencat e vendit të parë me të tretin janë ngushtuar ndjeshëm, duke shkuar në 4 pikë.

Në anën tjetër, Veleçiku spikati me goleadë në ndeshjen me Basaninë duke fituar me rezultatin e thellë 6-1. Një shuplakë e rëndë, e cila frenon skuadrën nga Bushati në përpjekjet për të mbijetuar. Për Veleçikasit, ky sukses u jep "frymëmarrje", duke besuar në një pozicionim më të mirë në tabelë, pasi kjo skuadër e sheh vendin e pestë vetëm tre pikë larg. 

Besëlidhja luan ndeshjen e radhës këtë fundjavë për të marrë të tjera pikë që do t'i largonte ndjekësit nga "kërcënimi" për titullin", teksa favorizohet dhe nga ndeshja e prapambetur. 

Poll

Lexo gjithashtu