Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Java e 17-të luhet në fundjavë, mësoni NDESHJET e grupi A dhe B në Kategorinë e Dytë

Shkruar nga NEWSPORT
Java e 17-të luhet në fundjavë, mësoni NDESHJET e grupi A
Kategoria e Dyte

Kategoria e Dytë do të luajë në fundjavë ndeshjet e radhës në kampionat. Saktësisht ekipet do të sfidohen mes tyre në kuadër të javës së 17-të të kampionatit.

Kjo javë do të luhet e ndarë në 2 ditë. Të shtunën vëmendjen do ta marrin skaudrat e grupi A, kun ë program janë 4 përballje, të cilat do të startojnë në orën 14:00. Kështu Veleçiku pret Basanian, ndërsa Naftëtari përballet me Sopotin. Gjithashtu do të duelojnë edhe Shiroka – Erzeni dhe Adriatiku – Gramshi.

Ndërkohë ditën e dielë do të zhvillohen ndeshjet e tjera. Në program janë 6 përballje. Luzi - Tërbuni do të përballen për llogaritë e grupi A. dhe do të startojë në orën 14:00.

Në po të njëjtën orë do të sfidohen edhe 10 ekipet e grupit B. Shkumbini pret Orikun, ndërsa Maliqi përballet me Butrintin, Devolli pret Këlcyrën, Delvina - Bylis B dhe dueli tjetër është mes Tomorit dhe Eagle Football.

NDESHJET:

Të Shtunën, Grupi A:

Veleçiku - Basania

Naftëtari - Sopoti

Shiroka - Erzeni

Adriatiku - Gramshi

Të Dielën:

Grupi A:

Luzi - Tërbuni

Grupi B:

Shkumbini - Oriku

Maliqi - Butrinti

Devolli - Këlcyra

Tomori - Eagle Football

Delvina - Bylis B

 

Poll

Lexo gjithashtu