
Shqipëria nuk do të largohet nga Franca, kjo është pak por e sigurtë. Fitorja historike me golin e Armando Sadikut përballë Rumanisë i ka dhënë kuqezinjve vëndin e tretë në grupin A. Të gjithë për momentin festojnë por paralelisht mendojnë se çfarë ndodh tani. Kur do të mësojmë për kualifikimin?! Pak ditë do të na duhet të presim e të bëjmë tifo për skuadrat që duhet të fitojnë përballë kundërshtarëve që na rrezikojnë për të na marrë biletën që na dërgon më tej. Në datën 22 qershor, në orën 23:00 kur të përfundojnë të gjitha ndeshjet e grupeve, Shqipëria do të mësoj llogaritë që do të bëhen. Pak ditë pritje, ankth, emocion, por mbi të gjitha shumë gëzim për tu shijuar.
Poll