Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Pësoi 3 gola për 9 minuta, Courtois BEFASON me gjestin ndaj portierit dhe i bën thirrje Tottenham: Qëndrojini afër

Shkruar nga NEWSPORT
Pësoi 3 gola për 9 minuta, Courtois BEFASON me gjestin ndaj portierit
Antonin Kinsky - Thibaut Courtois

Antonin Kinsky nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë në humbjen deklasuese të Tottenham përballë Atletico Madrid. Portieri i “Spurs” zhgënjeu me paraqitje duke pranuar 3 gola në harkun e 9 minutave, çfarë solli dhe zëvendësimin e tij të menjëhershëm nga trajneri Tudor, i cili futi në fushë Vicarion.

Për të lehtësuar barrën e “fajit” të portierit çek, ka menduar Thibaut Courtois, i cili zgjodhi të ngushëllojë kolegun e tij pas fitores së Realit ndaj Manchester City-t.

“Pas ndeshjes së Tottenham, kontaktova me Antonin, pasi edhe unë kam gabuar te Atletico, si edhe tek Chelsea. Gjithashtu, jam ‘turpëruar’ keq dy herë nga Messi. I thashë se duhet të mësojë nga këto situata. Jeta është e vështirë, por duhet të besojmë tek vetja. Kjo është e vetmja mënyrë.

Pozicioni i portierit është shumë i ndjeshëm. Kur ne bëjmë gabime, ato përfundojnë në gola. I kërkoj Tottenham ta mbështesë atë, bashkë me shokët e skuadrës”, ka deklaruar portieri i Realit.

Kujtojmë se “Los Blancos” mori një fitore bindëse ndaj skuadrës së Pep Guardiolës, duke shkuar të qetë në ndeshjen e kthimit në Angli me një diferencë prej 3 golash. Në anën tjetër, për Tottenham misioni për të kaluar në fazën tjetër mbetet mision i vështirë pas humbjes në “Metropolitano” në shifrat 5-2.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

 

Poll

Lexo gjithashtu