Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

12 ekipe gati për “aksion” në Kategorinë e Parë, transferta të nderlikuara për kryesuesit

Shkruar nga NEWSPORT
12 ekipe gati për “aksion” në Kategorinë e Parë,
Apolonia - Skenderbeu

Të gjitha ndeshjet e Kategorisë së Parë për javën e 26-të, do të mbahen sot prej orës 15:00. Për Skënderbeun, Laçin dhe Pogradecin, ekipe që mbajnë vendet e para në klasifikim, nuk priten ndeshje të lehta.

“Ujqërit” udhëtojnë në Fier, aty ku i pret Apolonia. Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka nuk kërkon të “lëshojë pe”, ndërsa fitorja për fierakët shikohet si “shpëtim” për pozicionin e vështirë në tabelë.

As për Pogradecin e Emiljano Çelës nuk pritet të ketë “qetësi”. Liqenorët do luajnë kundër Besës në shtëpinë e këtyre të fundit. Ekipi kavajasa është shumë pranë zonës “play-off”, kësisojë “premtohet” sfidë e fortë.

Korabi do kërkojë të bëjë “surprizën” ndaj Laçit në Dibër. Ndeshjet e tjera janë Burreli – Kukësi, Iliria – Kastrioti dhe Lushnja – Luftëtari. Në 25 javë të luajtura, Skënderbeu kryeson me 60 pikë, i ndjekur nga Laçi me 57-të dhe Pogradeci në kuotën e 52 pikëve.     

12 ekipe gati për “aksion” në Kategorinë e Parë,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu