Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ Konsiderohet e ardhmja e Kombëtares shqiptare, sulmuesi 19-vjeçar firmos me kryeqytetasit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Konsiderohet e ardhmja e Kombëtares shqiptare, sulmuesi
Flavio Sulejmani

Flavio Sulejmani do të vazhdojë që të jetë pjesë e Lazios. Sulmuesi 19-vjeçar, i cili aktivizohet pikërisht me Lazion U19, ka vendosur që të rinovojë kontratë me kryeqytetasit.

Aktualja, i përfundonte në qershor të këtij viti. Ndërsa tani, Sulejmani ka firmosur një kontratë profesionale, e cila do ta mbajë sulmuesin të lidhur me “bardhekaltërit” deri në verën e vitit 2029.

Kujtojmë që këtë sezon, shqiptari ka bërë mjaft mirë në kampionatin Primavera, duke shënuar 11 gola e asistuar në 4 të tjerë. Gjithashtu, 19-vjeçari cilësohet si e ardhmja e Kombëtares shqiptare, pasi edhe me Shpresat numëron 2 ndeshje.

Poll

Lexo gjithashtu