
Një lajm i mirë vjen për Italinë para ndeshjes me Gjermaninë nga stafi mjekësor, i cili ka dhënë miratimin për aktivizimin e De Rosit, e cila do të luhet ditën e shtunë në orën 21:00. Konte ka deklaruar për mediat se mesfushori Daniele de Rosi do të jetë në fushë ndaj gjermanëve, pasi e ka lënë pas dëmtimin.
“De Rosi do të jetë në 120%-shin e formës së tij nesër. Jam i bindur që do të jetë i gatshëm”, deklaroi Konte.
Ndërkohë trajneri i "Azzurrëve" ka vlerësuar në maksimum kundërshtarin duke thënë se Gjermania është aktualisht skuadra më e fortë në botë dhe se italianët do ta kenë shumë të vështirë fitoren.
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Gjermania është një kundërshtar i fortë, një ekip më i fortë se Spanja. Është një skuadër e kompletuar, por të shohim se çfarë do të ndodh në fushë”, shtoi Konte.