U mbush një dekadë pa ish- futbollistin bardheblu të Tiranës dhe Ekipit Kombëtar, legjendën Arben Minga.
Kështu nis shkrimi i postuar në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit në "Facebook".
"IN MEMORIAM
"10 vite pa Legjenden Arben Minga" 30 janar 2007-30 janar 2017. U mbush nje Dekade pa ish-futbollistin e Tiranes dhe Ekipit Kombetar, legjenden Arben Minga!
Kujtimi i tij do te mbetet shume gjate dhe i paharruar ne MEMORIEN e futbollit shqiptar!", shkruhet në faqen e FSHF-së në "Facebook".
[caption id="attachment_78285" align="alignleft" width="485"] Postimi ne facebook i FSHF[/caption]
Arben Minga lindi në 16 mars 1959 dhe ndërroi jetë në 30 janar 2007. Minga ishte një futbollist i shquar i Tiranës dhe Kombëtares kuqezi. Në karrierën e tij futbollistike ai është aktivizuar tek ekipet si 17-Nëntori, Brashov, Dacia dhe KF Tirana. Me fanellën e Kombëtares, Minga ka luajtur 28 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.
Titujt me klubet
Titujt me 17 Nëntorin: 6 herë kampion (1982, 1985, 1988, 1989, 1995, 1996), 4 Kupa të Shqipërisë (1983, 1984, 1986, 1996), 1 Superkupë të Shqipërisë (1994). Shënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar (1985) (13 gola).
[caption id="attachment_78283" align="alignnone" width="453"] Arben Minga me nje lojtar te ekipit GJerman[/caption]
[caption id="attachment_78284" align="alignnone" width="455"] Arben Minga ne aksion[/caption]
[caption id="attachment_78282" align="alignnone" width="458"] Arben Minga me ekipin Kombetar[/caption]