Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

HISTORIA/ Nga Kridens META te... Kridens META, titulli kampion në “Selman Stërmasi” dhe Partizani pranë trofeut të radhës

Shkruar nga NEWSPORT
HISTORIA/ Nga Kridens META te... Kridens META, titulli kampion në

Tirana u ndal sot nga Bylisi teksa barazoi 2-2, duke bërë një hap fals për titullin kampion. Megjithatë penalltia e akorduar në favor të mallakastriotët nga Kridens Meta ka krijuar polemika të shumta. Partizani tanimë është më pranë titullit kampion. Të kuqtë gjenden në vendin e parë me 64 pikë, aq sa dhe bardheblutë e vendit të dytë.

Gjyqtari i kolegjiumit të Tiranës është një emër i njohur për kampionatin shqiptar. Prej shumë vitesh është pjesë e elitës në futbollin tonë. Duket se prania e Kridens Metës në fushë si gjyqtar sjell fat për Partizanin. Historia ka treguar se 4 vite më parë ka qenë pikërisht ai arbitër kryesor, ku të kuqtë siguruan matematikisht titullin kampion. Ndeshja asokohe u luajt në “Selman Stërmasi” dhe Partizani fitoi 2-1 me Tiranën me golat e shënuar nga Eraldo Çinari.

Paradoks, por sërish sot është Meta në fushë dhe të kuqtë janë pranë titullit kampion. Gjyqtari i kolegjiumit të Tiranës ishte kryesor në “Egnatia Arena” ku bardheblutë u ndalën nga Bylisi, këtë herë protagonist me penallti të akorduar. Ishte i drejtë apo jo vendimi, moviolistët do e analizojnë. Fakt është se Partizani është vetëm 90 minuta larg titullit kampion.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga