Pikërisht 30 vjet më parë, në periudhën Maj-Qershor 1987, kohë kur mbahej si zakonisht "Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, veprimtaria më madhe e këtij sporti, Partizani i madh i çiklizmit, drejtuar nga mjeshtri i madh Bilal Agalliu, u shpall kampion i Shqipërisë për herë të 25-të për garat ekipore, duke qenë rekordmen i titujve kampion-ekipore. Lufta sportive ishte shumë e fortë, mjaft e ashpër së pari midis Partizanit dhe Vllaznisë, së vëllezërve Agim e Sytki Tafili, por edhe Dinamos së Selim Çelmetës, Lokomotivës, Flamurtarit, Apolonisë etj që kishin çikliste shumë të përgatitur.
Ekipi i çiklizmit të Partizanit, ka qenë njeë ndër krenaritë e klubit të kuq, pasi çiklistet përfaqësuan Shqipërinë dhe Partizanin me shumë dinjitet edhe në arenen internacionale në rrethet çiklistike të huaja. Ky është një ekip i pavdekshëm për shpirtin e lartë të garës, profesionalizmin maksimal, dhe dashurinë e madhe për fanellën e Partizanit.
Nderim për trajnerin Bilal Agalliu, i cili u nda nga jeta disa javë më parë, si dhe për super-çiklistet si Huqi, Feraizi, Paja, Mustafa, Pula etj., ose thënë ndryshe një gjeneratë e madhe dhe cilësore superçiklistësh. Nderim i madh për ta!
Elenku i fotos, nga e majta në të djathtë.
Agron Huqi, Adrian Feraizi, Agim Paja, Emiljano Mustafa Arian Shabanaga, Agim Mefsha, Fatmir Pula/ Ks Partizani