
Grumbullimi i lojtarëve të “Abissnet Superiore” me përfaqësuese e tyre, padiskutim ëhstë një nga “ëndrrat” e realizuar për çdo futbollist dhe si e tillë përfaqësimi i vendit shpërblehet nga FIFA.
I tillë është rasti i Visaj Bekaj, ku grumbullimi nga përfaqësuesja e Kosovës ka mbushur “arkat” e Tiranës. Në llogarinë bardhebluve janë depozituar 36 mijë euro nga FIFA. Një shumë e majme kjo që i vjen kampionëve si një “dhuratë”.
Duket se Bekaj për Tiranën është një “bankomat”, pasi gardiani me grumbullimin me”dardanët” ka gëzuar bardheblutë, me këtë të fundit që pas largimit të Taulant Seferit dhe Erion Hoxhallarit kanë humbur një pjesë të fitimeve.
Poll