Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Goli i kundërshtarëve “deh” Kukësin, asnjë përmbysje nga verilindorët

Shkruar nga NEWSPORT
Goli i kundërshtarëve “deh” Kukësin, asnjë

Vetëm 11 pikë në po kaq ndeshje, Kukësi i këtij sezoni duket se ka humbur “rrugën” drejt kreut të renditjes. Të besuarit e Enkeleid Dobit nuk kanë arritur të sigurojnë rezultate pozitive, ndërsa kanë marrë vetëm 3 fitore , 2 barazime dhe 6 humbje.

Pauza e kombëtares ka ardhur në momentin e duhur për verilindorët, të cilët kanë kohën e duhur në dispozicion për të ndryshuar “marsh”, po ajo që shqetëson skuadrën e Kukësit është pësimi i golit. Janë shënuar 10 gola dhe janë pësuar plot 13 të tillë. Një fakt interesant është se verilindorët sa herë që janë ndëshkuar të parët nuk ia kanë dalë dot të përmbysin rezultatin.

Në këtë mënyrë në çdo ndeshje që verilindorët kanë qenë në disavantazh, skuadra ka dalë gjithmonë e mposhtur nga fusha e lojës, në plot 5 takime. Teknikut Dobi në këtë mënyrë duket të gjejë një strategji tjetër për të bërë përmbysjen e rezultatin, në të kundër Kukësi do të rrezikojë të tjera humbje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga