
Karim Benzema u transferua nga Olimpique Lyon te Real Madrid më 9 korrik të vitit 2009. Por çdo fillimi e ka një fund, dhe kjo duket se do të ndodh edhe me Benzema. Pas plot 14 vjetësh në Madrid ai tashmë do të transferohet drejtë Arabisë Saudite ku do të rivalizojë me ish-shokun e skuadrës Cristiano Ronaldo.
Gjatë ditës së sotme 35-vjeçari pritet të dal në një konferencë për shtyp për t’i dhënë lamtumirën klubit me të cilin arriti të fitonte gjithçka. Është pikërisht klubi i Al Ittihad që u shpall kampion në Arabi. Sulmuesi francez pritet të fitojë plot 100 milion euro në vit.
Kujtojmë që Benzema ka zhvilluar plot 647 ndeshje me Realin duke shënuar 353 gola dhe duke dhënë 165 asist. Gjatë 14 viteve në Madrid ai ka arritur të fitojë 23 trofe në total. Përpos kësaj vitin e kaluar arriti të fitonte edhe “Topin e Artë”.