Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Frederik Veseli zgjidhet dështuesi i javës nga të përditshmet zvicerane

Shkruar nga NEWSPORT

Gazeta zvicerane, Neue Zürcher Zeitung, ka shpallur listën e pesë dështimeve të kësaj jave në Euro 2016. Në mesin e tyre figuron edhe emri i mbrojtësit të shumëpërfolur shqiptar, Frederik Veseli. Askush nuk mund ta harrojë hutimin e Veselit në pësimin e golit të parë për Shqipërinë në ndeshjen me Francën ku hyri si zëvendësues.

“Gjatë sezonit të kaluar, Zdenek Zeman ishte trajner te Lugano dhe Veseli ishte një prej futbollistëve të tij. Kur Veseli mori ftesën për në Europian, Zeman komentoi: Jam i lumtur për lojtarin. Por shqetësohem për Shqipërinë” shkruan Neue Zürcher Zeitung.veseli1

“Në ndeshjen kundër Francës, Veseli hyri në fushën e lojës si zëvendësues në mbrojtje. Pak kohë më vonë harroi në zonë Griezman dhe rezultati shkoi 1-0 për Francën. Zeman e dinte për çfarë po fliste”, shkruan gazeta zvicerane.

Dështimet e tjera të javës sipas “NZZ” janë prerjet e çuditshme të flokëve të shumë futbollistëve, postimi i gruas së Humelsit së një fotoje në Paris ku kishte shumë parulla me fyerje, videot e huliganëve rusë në përplasjet me anglezët si dhe cilësia e dobët e terreneve në Francë.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga