Emiliano Martinez ëhstë shndërruar në lojtarin më të komentuar pas përfundimit të Kupës së Botës. Kjo nuk ka të bëjë me ndonjë ofertë në drejtim të tij, por për sjelljet e gardianit në kampionatin botëror.
30-vjeçari vazhdimisht ka tallur Kylian Mbappe pas finales së Kupës së Botës. Garidani u pa duke mbajtur një kukull me fytyrën e 24-vjeçarit të ngjitur në të gjatë paradës së autobusëve të hapur në Buenos Aires.
Veprimet e Martinez kanë shkuar ‘shumë larg’ për Noel Le Graet, presidentin e FA franceze, pasi ai ka shkruar një letër zyrtare ankese.
“I kam shkruar homologut tim nga Federata Argjentinase, këto teprime më duken jonormale, në kuadër të një gare sportive dhe e kam të vështirë të kuptoj”, tha ai.“Kjo po shkon shumë larg. Sjellja e Mbappe ka qenë shembullore”,ka theksuar kreu i FA.