Franca është vendi organizator i Europianit dhe mbrëmjen e sotme së bashku me skuadrën e Rumanisë startojnë nisjen e Europianit. Skuadrat gjenden në grupin A së bashku me Kombëtaren Shqiptare dhe përfaqësuesen e Zvicrës.
Ndeshja luhet në "Stade de France" në orën 21 dhe do të arbitrohet nga gjyqtari hungarez Viktor Kassai. Ky stadium ka një kapacitet prej 80 mijë vendesh dhe fillimit të ndeshjes do ti paraprijë ceremonia madhështore e hapjes. Kompanitë e basteve favorizojnë dukshëm fitoren e francezëve duke e kuotuar atë me koefiçentin 1.4 ndërsa fitorja e skuadrës Rumune cilësohet në letër pothuajse e pamundur me koefiçentin 9, po ashtu edhe barazimi është kuotuar me koefiçentin 4.5.
Skuadra e De Champes ka patur një ecuri mjaft pozitive në ndeshjet e fundit ku ka fituar 9 prej 10 të luajtura gjithsej. Megjithë formën mjaft të mirë të francezëve nuk mund të lihet mënjanë fakti që skuadra e Rumanisë ka një mbrojtje mjaft të mirë ku në 10 ndeshjet e fundit ka pësuar vetëm dy gola. Ndryshe nga Franca e emrave të mëdha Rumania vjen në këtë përballje me një skuadër të re në moshë por mjaft solide.