Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ 4 gola, lojë e ashpër dhe karton i kuq! Vora bën “harakirin” kundër Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 4 gola, lojë e ashpër dhe karton i kuq! Vora bën
Vora - Partizani

Vora ka bërë “vetëvrasje” kundër Partizanit, ndeshje e përfunduar 2 – 2. Skuadra e drejtuar nga Arjan Bellai e mbylli pjesën e parë në avantazhin 2 – 1, pas golave të Luis Felipe dhe Ohaegbulam, ndërsa “Demat e Kuq” u përgjigjën me Doumbia.

Fraksioni i dytë i lojës u shoqërua me shumë kartonë të verdhë, madje edhe një të kuq, i cili i shkoi Doumbia.

Në minutën e 95-të, kur u mendua se Vora kishte “hipotekuar” 3 pikët, Ohaegbulam devijoi goditjen e miqëve, teksa Partizani barazoi 2 – 2, autogol.

Seria e rezultateve negative për Vorën zgjatet, ndërsa ekipi i Olijon Kërnajës mban vendin e 4-të me 43 pikë.   

Vora 2 – 2 Partizani (Felipe 43', Prestige 45+2' / Doumbia 45+7', Ohaegbulam 95' autogol)

“Abissnet Superiore”: Java 28
Stadiumi: “FK Vora”
Arbitër: Klodian Shahini

FORMACIONET ZYRTARE:
VORA: Harizaj, Repaj, Felipe, Kasalla, Bardhi, Vrapi, Prestige, Kashari, Fazlagic, Daka, Barjamaj. Trajner: Arjan Bellai.
PARTIZANI: Qirko, Martinez, Atanaskoski, Bytyçi, Ismaili, Human, Toma, Fadairo, Sembene, Sidibe, Doumbia. Trajner: Oltijon Kërnaja.

97' Përfundon ndeshja Vora - Partizani 2 - 2.

95' Ohaegbulam shënon në portën e tij, Vora bën "harakirin" në fund.

90' Doumbia lë me 10 lojtar Partizanin, ndëshkohet me karton të kuq. 

60' Sulmuesi Contreras humb rast të "artë" për gol, çuditërish godet keq me kokë.

 

56' Human "kërcënon" nga goditja e dënimit Vorën, por shkon jashtë kuadratit.

46' Nis pjesa e dytë.

45+8' Mbyllet 2-1 pjesa e parë.
45+7' GOL PARTIZANI! Shënon Doumbia.

45+2' GOL VORA! Shënon Prestige.

43' GOL VORA! Shënon Felipe.

21’ Daka shfaqet rrezikshëm në zonën e kuqe, shpëton Partizani.

10’ Partizani tenton të shkojë përpara. Arbitri anësor “kap mat” Tomën në pozicion jashtë loje.

1’ Shkelmohet topi i parë, nis dueli mes Vorës dhe Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu