Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

FOTO-LAJM/ Kur Bashkim Fino si kryeministër-futbollist, mbushte plot stadiumin "Qemal Stafa"

Shkruar nga NEWSPORT

Gara për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit është më e "nxehtë" se kurrë dhe gjatë gjithë historisë së futbollit tonë nuk është parë një rivalitet i tillë. Kjo për shkakun se është ngjallur një interes shumë i madh për kundërshtarin e presidentit akutal të FSHF, Armand Duka që do jetë Bashkim Fino. Fino gjerë në opinionin publik njihet si një nga politikanët më aktivë të vendit tonë në periudhën pas viteve 90.

Ai ka qenë drejtues në poste shumë të larta duke filluar nga kryetar bashkie i qytetit të Lushnjes dhe deri duke qenë kryeministër në vitin 1997. Pikërisht për këtë arsye shumë mendojnë se në këtë mes po përfshihet politika dhe se Fino nuk ka aspak lidhje me sportin e futbollit. Ka nga ata që flasin se është një objektiv i qeverisë aktuale që të vërë në drejtimin e FSHF pikërisht një figurë si Bashkim Fino që ka vite që kontribuon në Partinë Socialiste.

Por nëse kthehemi pak në kohë ose shumë mund të themi do gjejmë një ndeshje futbolli ku Bashkim Fino luante futboll në stadiumin "Qemal Stafa". Ishte viti 1997 dhe Fino në atë periudhë të vështirë të vendit tonë ishte në krye të vendit duke ushtruar detyrën e kryeministrit. Ndeshja që në atë periudhë u luajt për bamirësi pa që përballë të viheshin ekipi i gazetarëve dhe ai i politikanëve që udhëhiqej nga Fino.

Stadiumi "Qemal Stafa" ishte plot e përplot dhe habiste ky fakt nga gjendja ku ndodhej vendi si edhe nga një ndeshje që nuk përbënte ndonjë interes shumë të madh dhe luhej për të "shkëputur" vëmendjen nga problemet e kohës. Me sa duket presidenti Duka do ketë një kundërshtar të fortë kësaj rradhe ndryshe nga vitet e tjera. Një kundërshtar që pavarësisht se vjen nga politika duket se e e njeh mirë edhe fushën e futbollit dhe problematikën e tij.

Sido që të shkojnë zgjedhjet në fund kandidatët duhet të mbajnë premtimet e tyre, ku më kryesori është që politika nuk do përfshihet kurrsesi në sport. Duhet të presim deri më datën 7 shkurt për të mësuar fatin e këtyre zgjedhjeve, që kësaj rradhe ngjallin interes më shumë se asnjëherë tjetër./NEWSPORT.AL

Tags:

DOSSIER

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga