Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

FOTO/ I akuzuar si përdorues droge, reagon portieri i Milan

Shkruar nga NEWSPORT

Portieri i Milanit, Mike Maignan u kthye mbrëmë në fitoren e kuqezinjve ndaj Atalantës. Francezi kishte gjashtë muaj që nuk zbriste në fushat e lojës për shkak të një dëmtimi në pulpë.

Por ditët e fundit ka pasur disa akuza ndaj tij për shkak të dëmtimit. Janë hedhur hije dyshimi pasi Maignan akuzohet si përdorues droge dhe që periudha gjashtë mujore larg fushave do të shërbente për të fshehur përdorimin e drogës dhe për të dalë i pastë në analiza. Maignan u dëmtua në shtator 2022 në kohën kur luante për kombëtaren franceze duke humbur edhe botërorin.

Por portieri kuqezi ka reaguar në rrjetet sociale mbi këto zëra që e akuzojnë si përdorues të drogës. Në një foto ai shkruan: “Droga ime e vetme është besimi, puna dhe fitorja”. Me këtë reagim ai kërkon të hedh poshtë akuzat që e shohin atë si përdorues droge.

[caption id="attachment_682329" align="alignnone" width="211"] Maignan në instagram[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu