Torino s’e ka nisur aspak siç duhet këtë sezon të Serie A, ku pas 14 javëve të para mban vendin e 16-të me vetëm 14 pikë, 4 të tilla larg “zonës së ftohtë”. Ndërkohë që presidenti i klubit, Urbano Cairo ka gjetur “fajtorët”.
Sipas kreut të klubit torinez, afrimet e bëra në merkaton e verës, fut këtu edhe Asllanin me Ismajlin, s’i ka dhënë akoma “frytet e tyra. Pra sipas Cairos, ata nuk kanë plotësuar pritshmëritë e klubit deri në këtë moment.
“Fushata e blerjeve, deri më sot, nuk ka dhënë frytet që shpresonim. Kjo nuk do të thotë që këto lojtarë nuk mund të japin rezultate dhe të bëjnë ndeshje të mira. Disa prej tyre kanë kaluar dëmtime, pastaj pret edhe më shumë pasi ke shpenzuar për ta. Unë pres që të nxjerrin në pah potencialin që kanë dhe të na japin rezultate të mira”, tha Urbano Cairo.
Kujtojmë se Ismajli, Asllani, Biraghi, Pedersen, Aboukhlal, Ngonge, Nkouknkou, Anjorin, Simeone dhe Israel kanë qenë afrimet e klubit torinez gjatë merkatos së verës.
