Trajneri i Teutës Enkeleid Dobi ka komentuar barazimin e “beftë” të Teutës ndaj Tiranës, e vlefshme për javën e 16-të në Superiore. Janë 3 ndeshje radhazi që ekipi durrsak nuk fiton, duke “sfumuar” disi shanset për “Final 4”, ndonëse jemi vetëm në fazën e dytë nga katër të tilla:
“Statistikat flasin vetë. Jo po çalojmë, por nuk po marrim vendimet e duhura. Shtyllat kanë bërë punën e vetë. Nuk e nisëm ndeshjen siç duhet. E marr unë përgjegjësinë. E dinim se do ishte një duel i vëshrtirë, ndaj një rivali që nuk ka se çfarë humb. Sot nuk ishte dita jonë më e mirë. Jemi lavdëruar për balancën, ndërsa sot bëm shumë shumë gabime.
Gabimet po bëhen të zakonshme te ekipi ynë. Në momente të vështirë kur nuk shkon diçka, na duhet të japim më shumë. Nga nesër do e analizojmë dhe do marrim përgjegjësit që na takonë. Të kthehemi te loja dhe paraqitjet e javëve të para. Ekuilibri kur sulmojmë nuk ishte ashtu siç duam ne.
Nuk ishim vetëvetja. Më parë kemi ditur ti bëjmë shkallëzimet me vendosëmri, sot nuk funksinojë. Ndodhin ndeshje të tilla. Kërkojë reflektim. Me kohën do të jemi më të zgjuar. E prisja që Tirana do luante me kundërsulme dhe dalje të shpejta. Normale që mungesat bëjnë punën e vetë.
Po ashtu, një mundësi që lojtarët e stolit të tregojnë veten. Nuk e interpretuam ashtu siç donim dhe punuam gjatë javës. Kemi bërë shumë gabime në 20-30 metrat e fundit. Nuk kemi qenë të ekuilibruar në të katërta fazat e fushës.
Tani të marrim masat dhe përgjegjësitë. Sot kemi luajtura me 4 sulmues. Nëse Arifi do kishte shënuar në duel një për një, ndeshja do kishte marrë tjetër rrjedhë. Nuk kishim maturinë dhe mençurinë për të dalë fitues në këtë ndeshje. Mos të harrojmë, kishim edhe raste të pastra për gol”.
