Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“E merituam fitoren ndaj Juventusit”, Amir Rrahmani: Spalletti? Trajneri më i mirë që kam patur, njeri i shkëlqyer

Shkruar nga NEWSPORT
“E merituam fitoren ndaj Juventusit”, Amir Rrahmani: Spalletti?
Amir Rrahmani

Napoli mori një fitore të rëndësishme mbrëmjen e djeshme ndaj Juventusit. Napolitanët triumfuan 2-1 ndaj bardhezinjve. Kjo sfidë ishte e veçantë për Amir Rrahmanin, i cili kishte përballë ish-trajnerin e tij, Luciano Spallettin.

Pikërisht për këtë ka folur mbrojtësi pas këtij triumfi. Rrahmani ka theksuar se e respekton shumë Spallettin, por Napoli e meritoi fitoren.

“Nuk jemi në probleme, kurrë nuk kemi qenë. Shumë lojtarë po mungojnë shkaku i lëndimeve, por të gjithë po bëjmë mirë.

Këto janë tre pikë të rëndësishme ndaj një skuadre të fortë që po garon për vendet kryesore. Duhet ta festojmë fitoren sepse luftuam fortë dhe e merituam.

Spalletti? Është një ndër trajnerët më të mirë që kam pasur dhe një njeri i shkëlqyer. Gjithnjë mendonim për ndeshjen e radhës. Tani, do të luajmë për ta fituar secilën lojë, për tifozët dhe klubin. Ishte përballje e ngjashme me atë ndaj Atalantas.

Në Ligën e Kampionëve kemi ndeshje të vështirë si mysafir. Duhet të luftojmë për play-off dhe besoj se do t’ia dalim”, ka theksuar kapiteni i Kosovës.

Poll

Lexo gjithashtu