Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E KRYER/ Igli Tare ia bën “BAM” pa ardhur janari, Milani “mposht” klubet e Premier League për talentin amerikano-latin

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Igli Tare ia bën “BAM” pa ardhur janari, Milani
Igli Tare

“Mjeshtri” i raportimeve për transferimin e lojtarëve Fabrizio Romano e ka bërë fakt të kryer transferimin e talentit Juan Arizala te ekipi i Milanit për 3 milionë euro.

Duket se drejtori sportiv i kuqezinjve Igli Tare e ka fituar “garën” për shërbimet e 20-vjeçarit ndaj klubeve të Premier League. Arizala vjen nga skuadra e  Independiente Medellin e Kolumbisë.

Paraqitjet e mira gjatë Kupës së Botës U-20 me Kolumbinë kanë bindur Taren dhe Milanin për të depozituar 3 milionë euro te klubi nga Medelina, ndonëse kartoni i Juan Arizala sipas “Transfermarkt” nuk shkon më shumë se 1 milionë euro. Lojtari në fjalë është i gjithanshëm në krahun e majtë, nga mbrojtës deri te mesfushor e sulmues linje.    

  

Poll

Lexo gjithashtu