Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Luka Modric i rikthehet “Topit të Artë”: Kurrë se kisha menduar, e pabesueshme ta fitoja në epokën e “dy bishave”

Shkruar nga NEWSPORT
Luka Modric i rikthehet “Topit të Artë”: Kurrë se
Luka Modric

Luka Modric ishte i ftuari i radhës në emicionin e trajnerit, Slaven Bilic. Kapiteni i Kroacisë ka folur për shumë çështje, teksa një prej tyre ishte edhe fitimi i “Topit të Artë” para disa vitesh.

Për mesfushorin ishte diçka e pabesueshme dhe e paimagjinueshme që të ndodhte, pasi siç dihet ishte ekoma e artë e “dy bishave”, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Ndër të tjera ai nënvizoi se gjithmonë trofetë kolektivë kanë qenë parësor ndaj atyre individual.

“Sinqerisht?! Kurrë. Jo sepse nuk besoja se e meritoja, por thjesht, po luan në epokën e dy 'bishave', Cristiano dhe Lionel Messi, të cilët nuk lejojnë askënd t'i afrohet: gola, asistime, trofe, sido që ta shikosh.

Nuk më shkoi kurrë ndërmend. Për mua, çmimet kolektive, trofetë kolektivë ishin gjithmonë përpara atyre individualë.

Kur shikon se cilët lojtarë e kanë fituar atë - dhe të jesh një nga 'ata' është diçka e pabesueshme”, ka përfunduar lideri i Milan. 

Poll

Lexo gjithashtu