Futbollisti me numrin më të lartë të prezencave te Kombëtaraj (95 ndeshje) Elseid Hysaj po përjeton momentin më të vështirë në karrirë. Shkak për këtë është bërë trajneri i Lazios, Mauricio Sarri.
Gjatë këtij sezoni, 31-vjeçari shqiptar e ka djerësitur fanelën e Lazios në vetëm 3 ndeshje, ndërsa kohët e fundit raportohet se është përjashtuar me kërkesë të trajnerit nga lista e ekipit.
Hysajt i skadon kontrata në verën e vitit të ardhshëm dhe gjasat janë të mëdhaja, sipas mediat italiane që të largohet prej merkatos së janarit.
Pas shumë aludimesh dhe “terorish” në media për gjendjen e mbrojtësit të djathtë te kryeqytetasit, ka ardhur reagimi i vetë lojtarit. Përmes një “Story” në rrjetin social Instagram, Hysaj shikohet duke u stërvitur me ekipin lacialë, ndërsa evidentohet edhe një emoji i qeshur.
