Medon Berisha ishte i pafat në sfidën që Lecce fitoi 1-0 ndaj Pisa. Në këtë përballje pas 8 minutave lojë, lideri i skuadrës italiane u dëmtua dhe u detyrua të linte fushën e lojës.
Mesfushori u pa në lot dhe nga fusha doli me barelë, duke lënë të kuptuar se mund të ketë pësuar një dëmtim të rëndë. Por për fatin e tij të mirë, nuk duket aq serioz dhe për të qetësuar tifozët e Lecces dhe ato të Kombëtares shqiptare ka menduar presidenti i skuadrës italiane, Saverio Stiçhi Damiani.
50-vjeçari ka theksuar se nuk ka asgjë serioze, vetëm një problem të vogël muskulor.
“Kanë mbërritur disa lajme të para, duket se bëhet fjalë për një problem muskulor, por t’i marrim me rezervë. Shpresojmë të mos jetë asgjë serioze”, ka theksuar kreu i Lecce.
Siç dihet Berisha po kalonte një moment të mirë në Serie A, ku është kthyer në një titullar fiks në formacionin e ekipit italian, madje në disa ndeshje duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Ndërkohë siç dihet ka shënuar edhe disa gola, teksa ka fituar 3 herë çmimin “Lojtari i Ndeshjes”.
